U hap pika e parë e Elinikon – një ëndërr që mori formë në furrë dhe u shijua në çdo kafshatë.
Me përkushtim dhe dashuri për shijen, Elinikon shton më shumë produkte: bukë artizanale , akullore...
Hapen disa pika të reja në Tiranë, duke u bërë pjesë e përditshmërisë së mijëra klientëve besnikë.
Me 10 pika në gjithë Shqipërinë, Elinikon vazhdon të përhapë shijen, traditën dhe cilësinë.
Me pasionin për të sjellë freski, shije dhe dashuri në çdo recetë. Ajo që filloi si një ëndërr e ëmbël, sot është kthyer në një emër të dashur për mijëra klientë që kërkojnë cilësi, traditë dhe kreativitet në çdo ëmbëlsirë apo produkt të kripur.
Me disa pika në Tiranë dhe një tjetër në zemrën e Gjirokastrës, Elinikon është bërë një ndalesë e preferuar për ata që duan të shijojnë diçka të veçantë – nga një tortë e personalizuar për ditëlindje apo përvjetor, deri te një kupë me akullore që flet vetë për vlerën e detajeve.

Përvoje
Në Elinikon besojmë se çdo produkt është një përvojë – nga vitrina në duart tuaja, gjithmonë i përgatitur me përkushtim, freski dhe pak magji.
Nga një tortë për ditëlindje, një kupë akulloreje për të freskuar ditën, një bukë e ngrohtë për mëngjesin, apo një pica për një darkë me miqtë – Elinikon është gjithmonë zgjedhja e duhur.
Shfleto menunë tonë dhe zgjidh atë që dëshiron .
Për të bërë porosinë, mjafton të na telefonosh në numrin tonë.
Pagesa kryhet lehtësisht, në dorëzim, në mënyrë të sigurt dhe të thjeshtë.
Ne kujdesemi që porosia të vijë e freskët dhe në kohë .
Elinikon ka disa pika në Tiranë dhe një tjetër në Gjirokastër, në zonën e pazari të vjetër. Për adresat e sakta, mund të na kontaktoni ose t’i shikoni në seksionin “Kontakt”.